17 Tetor, 2022 - 1:03 pm
Sot, do të bëhet i ditur emri i fituesit të çmimit Booker.
Çmimi mund t’i shkojë autorit Alan Garner ose Claire Keegan, për romanin më të shkurtër në historinë e çmimeve Booker.
Edhe këngëtarja shqiptare, Dua Lipa do të mbajë një fjalim të shkurtër në ceremoni.
Gjithashtu, do t’i bëhen homazhe dhe fitueses së dyfishtë të Booker, të ndjeres Hilary Mantel.
Mantel, e cila fitoi çmimin për dy nga librat e saj nga trilogjia “Wolf Hall”, vdiq muajin e kaluar në moshën 70 vjeçare.
Të gjithë të tjerët, përveç Garner do të marrin pjesë në ceremoni.
Çmimi Booker është një çmim letrar që jepet çdo vit për romanin më të mirë të shkruar në anglisht dhe të botuar në Mbretërinë e Bashkuar ose Irlandë. / KultPlus.com