2 Tetor, 2020 - 1:18 pm
Digjitalizimi i librave ka ofruar literaturën për lexuesin në çdo kohë, në çdo vend dhe nga autorë të çfarëdo periudhe.
Një mundësi tjetër për të pasur qasje online për lexim po ofron edhe platforma e sapokrijuar, books.flossk.org, shkruan KultPlus.
Iniciativa e marrë nga organizata “Free Libre Open Source Softëare Kosova” iu ka dhënë lexuesve mundësinë që të kenë libra nga periudha pak më të vjetra, duke përfshirë autorët dhe veprat e viteve 45-90.
Aktualisht kjo platformë ka 11 vepra, autorë të të cilave janë emra të mëdhenj të letërsisë shqiptare si: Beqir Musliu, Asen Kavaev, Anton Pashku, Rexhep Qosja, Martin Camaj, Adem Demaçi e Anton Çeta.
E mbështetur nga programi “Kultura për Ndryshim” nga BE, kjo iniciativë pritet të zgjerohet edhe më shumë për dashamirët e letërsisë.
Linku për qasje në platformë: https://books.flossk.org . /KultPlus.com