1 Maj, 2018 - 10:26 am
Drejtoria e Përgjithshme të Arkivave pritet që së shpejti të hap një ekspozitë të librave. Ne mesin e tyre gjendet edhe historia e dashurisë në mes të Lejlës dhe Mexhnunit, shkruar nga Muhamed Fuzuli. Histori kjo e cila më pas u bë edhe këngë, shkruan KultPlus.
Ku tjetër mund të gjendet historia e Lejlës dhe Mexhnunit? Sigurisht, në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave!
Në Fondin “Koleksione dorëshkrimesh osmane, arabe e perse”, Dosja 383, ruhet një dorëshkrim që përmban historinë e dashurisë mes Lejlës dhe Mexhnunit. Teksti është shkruar në 60 fletë letre me përmasa 180 x 135 mm, në osmanishte.
Autori i veprës është i mirënjohuri Muhamed Fuzuli dhe është kopjuar nga Ismail, i biri i Hysejnit. Libri është historia e një dashurie të pamundur mes Lejlës dhe Kajsit, i mbiquajtur Mexhnun (i çmendur), përshtatur në osmanisht sipas origjinalit të shkrimtarit pers Nizami Ganjavi.
Ndërsa më 1971, njëri ndër më të njohurit e muzikës blues, Eric Clapton, bashkë me Jim Gordon, kompozuan këngën e njohur “Layla”, si pjesë e albumit të vetëm “Layla and Other Assorted Love Songs” të grupit “Derek and the Dominoes”. Clapton u frymëzua për këngën pikërisht nga historia e Lejlës dhe Mexhnunit. Këtë histori të një dashurie të pamundur Clapton e lexoi kur ishte i dashuruar marrëzisht pas Pattie Boyd, e cila, nga ana tjetër, ishte e martuar me kitaristin George Harrison.
https://www.youtube.com/watch?v=Gk1H299Oyuk
Lejla e këngës frymëzohet nga Lejla e historisë, dhe i kushtohet dashurisë së pamundur të Eric për Pattie. (Megjithatë, këta të dy u martuan dhe patën kohë edhe të divorcoheshin më vonë).
Së shpejti, ky dhe të tjerë libra do të vijnë në një ekspozitë ka njoftua Drejtoria e Përgjithshme të Arkivave./ KultPlus.com