16 Tetor, 2024 - 10:00 pm
Një nga dashuritë e zjarrta të Oscar Wide ishte Lord Alfred Bruce Douglas, një poet dhe gazetar britanik, pak i njohur, përveçse për zhurmën rreth marrëdhënies së tyre. Kjo dashuri e pamundur për kohën jetoi pak, por zjarrmërisht, sepse gjithçka u zbulua dhe u publikua në një odise gjyqësore, që përfundoi me burgosjen e Wilde.
Janar 1893, Babbacombe Cliff
Kjo është letra që Oscar i shkroi, pasi lexoi një nga sonetet e Lord Alfred.
Djaloshi im!
Soneti yt është aq i këndshëm. Është mrekulli që ato buzët e tua të kuqe petal-trëndafilta janë krijuar, sa për çmendurinë e muzikës dhe këngës, aq edhe për marrëzinë e puthjes. Shpirti yt i praruar shëtit mes pasionit dhe poezisë. Jam i sigurt se Hiacinthi, që Apolloni deshi çmendurisht, ishe ti edhe atëherë në Greqinë e vjetër.
Përse rri vetëm në Londër; pse nuk shkon në Salisburi? Shko, të lutem, të qetësosh duart në muzgun gri me gotikën përreth dhe eja pranë meje kur të duash. Këtij vendi të bukur i mungon veç ti, por si fillim shko në Salisburi.
Me dashuri të përjetshme, si gjithnjë,
I yti, Oscar
Shqipëroi: Dritan Kiçi / KultPlus.com