16 Nëntor, 2019 - 1:00 pm
Lexuesit e vegjël shpeshherë përballen me fjalë dhe koncepte të cilat nuk janë të përshtatshme për moshën e tyre. Për këtë autorët bëjnë thirrje të bëhet shumë kujdes, ndërsa një tjetër problem është dhe mungesa e mbështetjes së shtetit për këtë zhaner.
Letërsa për fëmijë në Shqipëri po kritikohet shpesh nga prindërit, por edhe nga autorë dhe shtëpi botuese.
Autorja dhe psikologia, Denada Toçe, si një nga problemet më kryesore përmend fjalorin e përdorur në librat për fëmijë, që sipas saj nuk është i përshtatshëm për moshën e tyre.
Ndërsa autorja, Natasha Porcani, ndalet te shqetësimi i komercializimit të librave për fëmijë dhe mungesa e mbështetjes për autorët shqiptarë të këtij zhanri nga shteti.
Autorët këshillojnë të gjithë prindërit që përzgjedhjen e librave tua lënë në dorë fëmijëve si dhe tu lexojnë atyre që në ditët e para të jetës.
Për lexuesit e vegjël në panairin e këtij viti, Denada Toçe ka sjellë librin “Joni Kaltra dhe Shtëpiza prej akulloreje”, ndërsa Natasha Porcani pas suksesit të vëllimit të parë ka sjellë të dytin me “Bëmat e Estës dhe Kokos”. /Oranews /KultPlus.com