10 Gusht, 2023 - 4:30 pm
Milena Jesenska ishte e martuar kur, në vitin 1920, i shkroi Kafkës një letër ku i kërkonte të përkthente një nga librat e tij. Ajo letër ishte pikënisja e një korrespondence sa filozofike, aq edhe pasionante.
Kafka vendosi t’i jepte fund marrëdhënies së tyre pasi Milena nuk pranoi të linte të shoqin. Pas vdekjes së Kafkës, letrat që shkrimtari i kishte dërguar Milena ia dha Max Brod-it, i cili i botoi në vitin 1952 me titullin “Letra Milenës”. Por letrat që Milena i dërgoi Kafkës nuk u gjetën, me shumë mundësi ishte shkatërruar.
Më poshtë është një prej letrave që Kafka i ka shkruar Milenës:
E dashur Milenë,
Uroj që bota të mbaronte nesër. Atëherë do të mund të merrja trenin tjetër, të mbërrija te dera jote në Vjenë, dhe të të them: “Eja me mua, Milena. Ne do ta duam njëri-tjetrin pa skrupuj, ose frikë ose limit. Sepse bota po mbaron nesër.” Ndoshta nuk duam pa arsye, sepse mendojmë se kemi kohë, ose duhet të llogarisim me kohën. Po sikur të mos kemi kohë? Apo çfarë nëse koha, siç e dimë ne, është e parëndësishme? Ah, sikur bota të mbaronte nesër Ne do të mund ta ndihmonim shumë njëri-tjetrin. / KultPlus.com