Letra Kafkës e vitit 1920 del në ankand/ Çmimi fillestar është 114,000 dollarë

26 Qershor, 2024 - 10:49 pm

Një letër nga Franz Kafka që i thoshte një miku se nuk mund të shkruante më është ofruar për shitje në Sotheby’s, 100 vjet pas vdekjes së shkrimtarit të madh, për të paktën 114,000 dollarë.

Kafka, një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit të 20-të, i njohur për veprat “Gjyqi”, “Kështjella” dhe “Shpërfytyrimi”, i shkroi një letër poetit dhe botuesit austriak Albert Ehrenstein, gjoja në përgjigje të një kërkese për kontribuon me tekstet e tij në revistën letrare “Di Gefferten”.

Në një faqe të asaj letre në gjermanisht, të nënshkruar vetëm “Kafka”, ky shkrimtar gjerman me origjinë hebreje-çeke i lindur në Pragë shprehet se nuk ka shkruar asgjë për tre vjet.

Besohet se Franz Kafka e shkroi atë letër në periudhën midis prillit dhe qershorit 1920, ndërsa ishte duke qëndruar në një sanatorium në qytetin Merano në veri të Italisë, ku po trajtohej për tuberkuloz.

“Kur shqetësimet kanë depërtuar në një shtresë të caktuar të ekzistencës së brendshme, shkrimet dhe ankesat me sa duket pushojnë. Në të vërtetë, rezistenca ime nuk ishte shumë e fortë,” shkruante Kafka në letrën e tij drejtuar Ehrenstein./ euronews/ KultPlus.com

Të ngjajshme