24 Tetor, 2019 - 4:35 pm
Tetori i Librit, nisma e Ministrisë së Kulturës po përhapet me shpejtësi në çdo qytet, ku ata që po i bashkohen më shumë janë nxënësit dhe studentët.
Këtë herë kësaj nisme i janë bashkuar nxënësit e shkollave në Korçë. Në bashkëpunim me Klubin Letrar, u zhvillua një diskutim mbi librat e autoreve të rinj të qytetit të Korçës. Ky takim u realizua në shkollën “Raqi Qirinxhi”, ku nxënësit e kësaj shkolle gjithashtu interpretuan poezi të poetëve korçarë.
Në panel ishin Gerta Bandilli, kryetare e klubit letrar Eris Rusi dhe Fatjon Kadillari, mësues dhe nxënës të gjimnazit.
Një tjetër aktivitet ishte dhe ai “Të lexojmë për më të vegjlit”, ku nxënës të shkollës “Themistokli Gërmenji” u takuan me nxënës të klasave I dhe II të shkollës “Sevasti Qiriazi” dhe lexuan për ta disa përralla të përzgjedhura. /KultPlus.com