31 Janar, 2021 - 4:54 pm
Ibrahim Berisha: Rrjetet e kulturës: Mbylljet dhe hapjet në Kosovë, SHB Artini, Prishtinë, 2020.
Ibrahim Berisha, profesor i sociologjisë së komunikimeve dhe kulturës, botoi librin Rrjetet e kulturës: Mbylljet dhe hapjet në Kosovë. Libri ka 290 faqe.
Libri ka temë kulturën e shqiptarëve, e krijuar në Kosovë në shek. XX. Kjo kulturë është pjesa e tërësisë së kulturës shqiptare.
Pasi bëhet fjalë për studimin që zbaton metodologji diakronike, hulumtim dhe shfrytëzim të burimeve primare nisur nga prodhimet kulturore, pastaj nga arkivat dhe dokumentat edhe jashtë tyre, intervista, anketa, literaturë etj.
Korniza teorike e shkrimit, hedh dritën mbi praktikat programore koloniale dhe postkoloniale për të ndryshuar realitetet kuturore, që nga trashëgimia e deri te konceptimi i vlerave artistike, letrare, muzikore, figurative, teatrore, filmike etj., nga kombi shtetëror serb pakicë, ndaj kombit shqiptar shumicë në Kosovë.
Ndodh ndërthurja kulturore, si qarkullim formal dhe informal, po kaq vlerash dhe jovlerash, duke ndryshuar bashkë me profilin komunikues publik edhe atë jopublik. Kjo ka ndodhur në përmasë dinamike në shekulin XX, periudhë që është fokus teme në këtë libër, apo më mirë thënë, i përmbajteve dhe koncepteve të rëndësishme sa sociale po aq edhe kulturore të shqiptarëve në Kosovë.
Termi Kosovë ka shumë kuptime, por për të ndihmuar leximin më të plotë, këtu fjala është për territorin, i cili përkufizohet më një linjë admistrative dhe jo gjeografike. Prandaj, edhe shumë nga fenomenet kulturore në këtë kornizë linje, nuk mbetën vetëm në hapësirën e saj, pasi është fjalë për një kulturë rrjetesh të pasura, të shumëngjyrshme, të shtrira shumëfish më larg, atë shqiptare, që shquan një idententit popullor e kombëtar të përbashkët, përjashtuar atë ideologjik e shtetëror.
Një kornizë shkrimi hedhë dritë edhe për strukturën e brendshme, relativisht të mbyllur, dhe me tendencë mosnderthurëse me përmasat kulturore të jashtme, e cila mund të jenë një nga burimet e qëndrushme të rezistencës ndaj akulturimit dhe imitimit, por jo krejt pa pasoja.
Në trendin diskriminues, ka pasur edhe prerje fatlume. Ndryshimi që ka sjellur ikja e regjimit monarkist jugosllav në vitin 1941, është një pikë e qenësishme kthese. Krijimi i politikave të reja arsimore, kulturore, politike dhe ekonomike, ndërton atmosferën e ridefinimit të identitetit kolektiv kulturor po edhe kombëtar. Gjuha, arsimi, bibliotekat, shkollat, teatrot, radioja, sallat e leximit, qarkullimi i lirë i librit, simbolet, administrata po në gjuhën shqipe, në vitet 1941-1944, bënë kthesën e pakthyeshme edhe të ndikimit dhe komunikimit kulturor.
Historia sociale e kulturës së shqiptarëve në Kosovë pas instalimit të regjimit komunist të Federatës së Jugosllavisë në Kosovë, ndërthurë ashpër tendencën për ideologjizim klasor dhe nacionalizëm serb, për të rikthyer gjendjen që kishte qenë para viti 1941. Krijimi i institucioneve kulturore me dominancë të theksuar të pakicës serbe në arsim dhe kulturë, argumentohet gjërësisht. Censura e zbatuar ndaj kulturës shqiptare përmes politikave dhe favoreve për kulturën serbe, përfshirë atë kishtare ortodokse, në njërën anë dhe të ideologjisë panserbe e panjugosllave, apo institucioneve ideologjike komuniste, shplojnë tendencën e kthimit të shtypjes dhe diskriminimit kulturor të shqiptarëve në periudhën e Mbretërisë së Jugosllavisë .
Pas vitit 1966 historia sociale e kulturës në Kosovë, që përmes hulumtimit shumshtresore, ndryshon thelbësisht, duke krijuar politika të reja kulturore, të cilat krahas mobilitetit të kuadrove e krijuesve që ishin dhe atyre që nxiten të përfshihen në këtë proces, nisin riformatizimin edhe orientimin modern profesional në njërën anë, edhe rizgjimin nacional-romantik në tjetrën. Paradoske këto që nuk gjenden vetënm ndër shqiptarë, po edhe në rajone tejra të Bllakanit të trazuar.
Libri provon dhënien e përgjigjes edhe për përmasën dhe cilësinë e realitetit transformues kulturor të krijuar në vitet 1970 dhe 1980 në Kosovë. Ndryshimet që pasohen në të gjitha sferat, pra në politika dhe institucione, me ndryshimin e pozitës kushtetuese të Krahinës, krijojnë realitetin e ri kulturor, referenca e plotësime vlerash të trashëgimisë dhe atyre moderne kulturore. Është ky kohabitim maksimal i të kaluarës, të sotmes dhe të ardhmes, që plotësojnë njëra tjetrën duke mos u penguar, madje edhe duke u ndihmuar. Është koha e humbjes së mbajtes së privilegjeve dhe primatit të hegjemonizmit serb ndaj kulturës shqiptare në Kosovë.
Kultura e re do të krijojë, po edhe ndryshojë shijet dhe preferencat e publikut. Po kështu, zbehet përmasa e ndërhyrjeve politike në institucionet kulturore apo edhe në popullaritetin, glorifikimin krahas, në mënjanimin e krijuesve bazuar në bindjet e tyre politike. Politizimi, rajonalizmi, nepotizmi, klanizimi, mediokriteti, propaganda, censura, etj, megjithëkët, janë po kështu disa nga dukuritë përcjellëse në punën e institucioneve dhe të sferës publike kulturoror dhe artistike më prodhiemet e tyre.
Ka një hapësirë të gjerë studimi të vlerave sociale e kulturore si dhe funksionimit të tyre. Stadet e ndryshme shoqërore, politike dhe arsimore, nëpër të cilat ka kaluar shoqëria e Kosovës, kanë krijuar vlera sociale kulturore
Libri tregon se sa janë të domosdoshme hapjet e debateve publike dhe shkencore në Kosovë, për temat kulturologjike në gjithë shek. XX, duke plotësuar kështu një hapësirë të duhur të studimeve kulturologjike./ KultPlus.com