18 Tetor, 2020 - 2:31 pm
Në Vlorë u prezantua libri “Angjelina Arianiti Komneni – Shpirti i shenjtë i Arbërisë” i botuar nga gazetarja Zenepe Luka në 500 vjetorin e vdekjes së saj.
Mes të pranishmëve ishte edhe ministrja e Ekonomisë Anila Denaj dhe kryetari i bashkisë Vlorë, Dritan Leli. Zenepe Luka u vlerësua me medaljen “Mirënjohja” si mbështetës i vazhdueshëm i punës së autores dhe të gjitha zonjave të fondacionit “Nermin Vlora Falaschi”.
Kreu i bashkisë Dritan Leli shprehu fjalët më të ndjera dhe vlerësuese për Zenepe Lukën duke e cilësuar si një krenari dhe nder për qytetin. Edhe pse i thërret “Vlonjatja e Importuar”, kryebashkiaku i Vlorës Leli shprehet se ky libër mbart në faqet e saj gjak shqiptari dhe ndjesi atdhetare dhe për këtë secili duhet ta ketë në bibliotekën e tij.
“Biseda me ju është një kënaqësi e veçantë dhe ftesa që vjen nga ju është më e privilegjuar. U folën dhe thanë fjalë të ndjera për librin dhe sakrificën e bërjes së librit që nuk mund të ishte ndryshe nga emri i spikatur i një vlonjate e importuar si Zenepe Luka. Të kesh në bibliotekë këtë libër të shkruar me kaq pasion nga Zenepeja është të kesh pak gjak shqiptari të shkruar në faqet e këtij libri. Qyteti i Vlorës është i nderuar që ka një vlerë si Zenepja dhe kjo na bën krenar të gjithëve”, tha Leli
Batutat dhe të qeshurat nuk munguan mes Diritan Lelit dhe Zenepe Lukës.
“Këngëtari italian Albano Carrisi ka një dashuri shqiptare që është Zenepe Luka dhe një ndjesi shqiptare që është të qenit qytetar i Vlorës’, tha Leli
Ndërsa gazetarja Luka tha se kryebashkiakun e Vlorës nuk e do vetëm ajo por të gjitha gratë e fondacionit të saj.
“I dashur kryetar nuk të dua vetëm unë, por të gjithë gratë e fondacionit. Në rastin tuja jemi krenar që je kryetar i qytetit, pasi kur të do qytetari dhe për më tepër gruaja do të thotë që e ke bërë detyrën mirë“, tha Luka. /shqiptarja/ KultPlus.com