9 Mars, 2018 - 2:34 pm
Libër i ri në gjuhën gjermane për Gjergj Kastrioti Skënderbeun.
Autori dhe studiuesi shqiptar Gjon Keka vjen me një libër të ri në gjuhën gjermane mbi jetën dhe veprën e Gjergj Kastriotit.
Në këtë libër i cili përkon edhe me vitin e Skënderbeut, të shpallur nga qeveria shqiptare, studiuesi Keka ka bërë një përmbledhje të dokumenteve dhe fakteve e kronikave nga arkivat e ndryshëm evropian dhe autorëve që kanë shkruar për veprën e Gjergj Kastriotit.
Në këtë vepër që ka një rëndësi të madhe, për arsye se libri i autorit Keka vjen në gjuhën gjermane, libri flet më botën dhe i rrëfen të vërtetën e Kastriotit të madh.
“Në këtë libër kam sjellë fakte të reja, dhe kam qëllim varrosjen e tezave tendencioze për ta shtrembëruar apo njollosur figurën e Gjergj Kastriotit ose përvetësuar atë. Në këtë libër Gjergj Kastrioti del të jetë jo vetëm një arbnor i madh e inteligjent, por edhe një evropian i madh” pohon studiuesi Keka.
Ky është libri i shtatëmbëdhjetë me radhë i Kekës. Libri mund ta gjejnë lexuesit edhe në Kosovë në Librarinë Dukagjini dhe Librarinë Universitare Artini. / Përgatiti Valter Koxhaj