7 Mars, 2021 - 11:24 pm
Disa libra të Dr.Seuss u anuluan kohëve të fundit për shkak se disa aktivistë i vlerësuan ato se janë të pandjeshme për raca të ndryshme.
Këta libra për fëmijë u anuluan që të dalin në shitje gjatë kësaj jave, mirëpo pas këtij anulimi çmimi i tyre në internet ka arritur në disa mijëra euro.
Kopja e librit “And to Think That I Saw It on Mulberry Street” tani në Amazon kushton 10 mijë dollarë kurse një kopje tjetër kushton 4.400 dollarë në Ebay. Libri “The Cat’s Quizzer” ka dalë në shitje në Amazon për 1 mijë dollar, transmeton KultPlus.
Arsyeja e çmimeve kaq të larta për këta libra po besohet se është pikërisht anulimi, pasi që pak njerëz kanë kopje të tyre andaj mund të blihen për shuma marramendëse nga koleksionistët e ndryshëm. / KultPlus.com