2 Dhjetor, 2021 - 3:43 pm
Bill Gates është një nga njerëzit më të pasur në botë si dhe një njeri i shumëpërfolur për ndikimin e tij mbi njerëzimin dhe përfshirjen në konspiracione nga më të ndryshmet.
Ndaj, nuk kishte si të mungonte kurioziteti për të mësuar rreth titujve të librave që ai sugjeron të lexohen këtë sezon festash.
Nga gjenetika, te robotët e deri te Shekspiri, këto janë librat që filantropi amerikan ju sugjeron t’i lexoni para fundit të vitit 2021, shkruan The Economic Times.
“Deshifruesja e Kodit: Jennifer Doudna, Modifikimi i gjeneve dhe e ardhmja e njerëzimit” (The Code Breaker: Jennifer Doudna, Gene Editing and the Future of the Human Race), nga Ëalter Isaacson
Në vitin 2012, biokimistja, Jennifer Doudna, dhe kolegët e saj zbuluan mjetin CRISPR, një formë të ‘gërshërëve gjenetike’ të cilat transformuan shkencën e modifikimit të gjeneve. Libri i Ëalter Isaacson tregon historinë e vërtetë të këtij zbulimi shkencor dhe shpjegon natyrën e tij premtuese por edhe sfidat që na kanosen si pasojë.
Fondacioni i Bill Gates ka financuar disa projekte që kanë përdorur ‘gërshërët’ CRISPR, duke nisur nga bimë të modifikuara për t’i mbijetuar ndryshimeve klimaterike deri tek antitrupat për të vrarë patogjenë si malaria apo HIV AIDS, kështu që Gates e njeh mirë këtë teknologji dhe i sugjeron të gjithëve të mësojnë rreth saj.
“Njëmijë Tru: Një teori e re për inteligjencën” (A Thousand Brains: A Neë Theory of Intelligence), nga Jeff Hawkins
“Nga të gjithë temat rreth të cilave kam qenë duke mësuar kohët e fundit, njëra dallon për nga kompleksiteti i saj befasues, të kuptuarit se si qelizat dhe urat lidhëse në trurin tonë prodhojnë vetëdijen dhe mundësinë për të mësuar”, shkruan Gates.
Një libër i ri nga sipërmarrësi i industrisë teknologjike, Jeff Haëkins, një nga bashkëthemeluesit e Palm Pilot, flet rreth faktit se sa më shumë ta kuptojmë trurin tonë, aq më shumë i afrohemi ditës kur Inteligjenca Artificiale do të mësojë të bëjë dhe kuptojë çdo veprim të njeriut.
“Klara dhe Dielli” (Klara and the Sun), nga Kazuo Ishiguro
“Më pëlqen vërtetë një histori e bukur me robotë,” shkruan Gates. Romani më i ri nga Kazuo Ishiguro tregon historinë e një roboti me emrin Klara, i cili është programuar për të qenë empatik, dhe që vepron si një ‘mik artificial’ ndaj një fëmije të sëmurë. Libri, në vetën e parë, përmban historinë e rrëfyer nga këndvështrimi i këtij roboti.
Gates nënvizon se projekte të ngjashme po ndërmerren edhe në jetë reale, me anë të ‘robotëve shoqërues/bashkudhëtarë’ sidomos si mundësi për të ndihmuar moshat e treta me vetminë.
“Hamnet”, nga Maggie O’Farrell
“Hamnet”, i cili fitoi Çmimin Libri më i Mirë Artistik i vitit nga National Book Critics, nis me një fakt nga jeta reale e Ëilliam Shekspir, disa vite para se ai të shkruante Hamlet-in, djali i tij 11-vjeçar, Hamnet, u nda nga jeta. Pa e përmendur emrin Shekspir, O’Farrell eksploron mënyrat se si ditët para vdekjes së Hamnet-të, mund të kenë ndikuar mbi shfaqjen e famshme teatrale.
“Mbi të gjitha, Hamnet tregon se si vdekja e një djali të ri ndikon mbi prindin, ndërsa Hamleti flet rreth mënyrës se si ndikon vdekja e prindërve tek një djalë i ri”, shkruan Gates.
“Projekti Ave Maria” (Project Hail Mary) nga Andy Weir
Ëeir, autori i ‘The Martian’, ka shkruar një roman të ri fantastiko-shkencor rreth një mësuesi shkence gjimnazi, i cili zgjohet një ditë në një sistem të ri diellor.
Gates, i cili ka qenë gjithmonë një fans i këtij zhanri, tregon se ai nuk mund ta shpjegojë përse e dashuron këtë libër, dhe pa dashur të japë shumë detaje, ai premton se është tejet argëtues./KultPlus.com