1 Maj, 2019 - 1:59 pm
Sado që fëmija asnjëherë në shtëpi nuk dëgjon biseda të tipit: “Nusja, vjehrra, burri, gruaja, nëna, etj” dhe as që e ka idenë se jashtë andej ka zënka të tilla, del libri shkollor që ia ngulitë në kokë këto lloj gjëra.
Si prindër dhe si gjyshër, mundohesh gjithmonë me pas parasysh se këto gjëra nuk duhet të diskutohen në prani të fëmijës dhe ato as nuk i diskuton.
Me mund të treanshëm arrin me normalizu dhe ëmbëlsu pasqyrimin e raportit që duhet të ketë në mes djalit dhe nenës (babait dhe gjyshes) dhe nuses e vjehrrës, duke pas parasysh se nëna gjithmonë duhet të mbetet nënë dhe gruaja grua.
Dashuria e djalit (babait) për nënën as që guxon të vihet në mëdyshje në raport me nusen apo anasjelltas.
Dashuria dhe ngjyra e dashurisë për nënën është ndryshe nga
dashuria për gruan.
Këto të dyja as që janë të së njejtës kategori që të bëhet krahasimi.
Nuk po di a e kam keq unë e nuk e kam kuptu mirë, apo vërtetë nuk është në rregull të vie në shprehje një krahasim i tillë e aq me pak t’ju futet në kokë fëmijëve të klasës së III’të. / KultPlus.com
Nga Fitesa Asllani Ibrahimi