Libri i Ag Apollonit botohet edhe në gjuhën çeke

14 Qershor, 2019 - 10:30 am

“Ulurima e ujkut” nga shkrimtari Ag Apolloni do të lexohet edhe në gjuhën çeke, përcjell albinfo.ch.

Në Pragë ishte i pranishëm edhe Ag Apolloni, me ç’rast u promovua libri i tij.

Ambasadori i Kosovës në Pragë, Arbër Vllahiu, ka thënë ndër të tjera se letërsia është urë që lidh shtetet mes vete.

“Shtëpia botuese më e madhe çeke Albatros i ka dhuruar lexuesit çek një vepër letrare me autor nga Kosova. Me autorin Ag Apolloni dhe përkthyesen e shkëlqyer ne gjuhën çeke, Orkida Backus Borshi, në mesin e botuesve dhe libërdashësve çekë. Letërsia, kultura e arti krijojnë ura bashkëpunimi dhe lidhin popuj e shtete”, ka shkruar Vllahiu në Facebook.

“Ulurima e ujkut”, një libër që zgjoi mjaft interesim për lexuesit shqiptarë, fillimisht u botua në shqip, më pas në gjuhën maqedonase, kurse gjuha çeke është e treta me radhë në të cilën u përkthye ky libër.

Të ngjajshme