22 Nëntor, 2020 - 10:02 pm
Në mesin e titujve të shumtë nga autorë të ndryshëm në vlerësimet e “New York Times” për 100 librat më të mirë të vitit është edhe vepra e Barack Obamës, shkruan KultPlus.
Libri i shkruar nga ish-presidenti i Amerikës e që përbrenda saj ka kujtime të tij, “A promised land” ka arritur që të vlerësohet në top 100-shën më të mirë të vitit sipas vlerësimeve të New York Times. Ky cilësohet si një sukses tejet i madh sepse vepra është publikuar më 17 nëntor.
Obama për këtë libër ka treguar më parë se pse ka vendosë të shkruaj një libër që përshkruan punën e tij si president i SHBA.
“Me librin tim unë doja t’u shpjegoja lexuesve se si është të jesh president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Doja të ju bëja me dije njerëzve se ndonëse mund të duket diçka e mahnitëshme, presidenca është vetëm një punë dhe qeveria jonë federale është një ndërrmarrje njerëzore si çdo tjetër. Doja të ju bëja me dije se edhe njerëzit që punojnë në Shtëpinë e Bardhë përjetojnë të njëjtat gjëra si njerëzit e zakonshëm: zhgënjim , shpërthim, kënaqësi. Si dhe doja të ju tregoja një histori timen personale me të cilën të rinjtë mund të frymëzohen”, tha Obama.
“A promised land” mbyllet me lindjen e lëvizjes “birtherismo”, Donald Trump-in dhe vrasja e Osama bin Laden-it. / KultPlus.com