‘Libri i Karantinës’, rekomandimi nga KultPlus: ‘Hamleti’

25 Prill, 2020 - 8:30 pm

Në këto ditë karantine, kur virusi Covid-19 është përhapur anembanë botës, qëndrimi brenda shtëpisë është mundësi e mirë për t’u rikthyer te leximi. Dhe kalimi i kohës duke lexuar libra është gjithmonë zgjedhje e mirë.

KultPlus-i vazhdon me rekomandimet për të gjithë juve që jeni të interesuar t’i rrekeni leximit dhe ta shfrytëzoni këtë kohë për t’i zgjeruar njohuritë tuaja.

Hamleti, pa dyshim, është tragjedia më e famshme në gjuhën angleze. E shkruar ndoshta në vitin 1601 ose 1602, kjo tragjedi përbën një moment domethënës në zhvillimin dramatik të Shekspirit; dramaturgu e arrit pjekurinë artistike në këtë vepër përmes përshkrimit brilant të luftës së heroit mes dy forcave të kundërta: ndershmërisë morale dhe nevojës për të shpaguar vrasësin e babait.

Fokusi i Shekspirit në këtë konflikt ishte një shmangie revolucionare nga tragjeditë bashkëkohore mbi hakmarrjen, të cilat ishin të prira t’i dramatizonin grafikisht në skenë aktet e dhunshme dhe në të theksohet më shumë dilema e heroit sesa veprimet e përgjakshme. Gjenia e dramaturgut është e dukshme gjithashtu edhe në transformimet e burimeve letrare të tragjedisë, veçanërisht Ur – Hamletin bashkëkohor, në një tragjedi të jashtëzakonshme.

Ur – Hamleti apo Hamleti origjinal, është një tragjedi e humbur për të cilën studiuesit mendojnë se ishte shkruar disa dekada përpara Hamletit të Shekspirit, duke siguruar pjesën më të madhe të kontekstit dramatik për tragjedinë e mëvonshme. Dokumentime të shumta të shekullit të XVI – të dëshmojnë për ekzistencën e Ur – Hamletit, me disa referenca që ia atribuojnë krijimin e saj Thomas Kyd – it, autorit të The Spanish Tragedy.

Të tjera burime kryesore që u përdorën nga Shekspiri ishin Historia Danicae e Saxo Gramaticus (rreth vitin 1200), e cila paraqet një legjendë popullore me një subjekt të ngjashëm me Hamletin dhe Historie Tragiques, Extraicts des Oeuvres Italiennes de Bandel (7 volume, 1559 – 1580), që jep një variant më të zgjeruar të historisë që tregohet nga Historia Danicae. Bazuar në këto burime, Shekspiri krijoi Hamletin, një vepër letrare jashtëzakonisht të pasur dhe komplekse që vazhdon t’u japë kënaqësi si lexuesve ashtu edhe spektatorëve me morinë e kuptimeve dhe të interpretimeve të saj.

Hamleti është njëra ndër veprat më të njohura të Shakespearit. Këtu bëhet fjalë për Hamletin princin e Danimarkës. Babai i Hamletit mbytet nga vëllai i tij Mbreti Klavd për të marrë në dorë pushtetin mbretëror. Pasi merr pushtetin në dorë ai po ashtu martohet me nënën e princit Hamlet, Gertruden. Mbreti Klavd të gjithë i bind se kjo ishte një vdekje natyrore. Por, pasi i lajmërohet fantazma e babait Hamletit, ai e sheh se kjo nuk ishte një vdekje natyrore, por mbreti Klavd e kishte vrarë babanë e tij. Pas ca kohe në qytet vin disa aktor të huaj ku Hamleti iu thotë të lozin një ngjarje si ajo që i kishte ndodhur ati. Pas kësaj ngjarjeje Hamleti vërtëtohet për vdekjen jo natyrale të babait. Ai kishte të dashur Ofelinë, ajo ishte e bije e Pollonit dhe vëlla e kishte Laertin.

Ai fillon të sillet si i marrë për te gjetur mënyrë sa më të mirë se si ti hakmerret Mbretit. Gjatë këtij roli ai vret edhe babain e Ofelis, Pollonin. Pas kësaj ngjarjeje Ofelia ishte shumë e tronditur dhe ajo mbytet në lumë. Kur i vëllau merr vesh për vdekjen e babait dhe të motrës së tij i vërsulet mbretit. Mbreti me dinakrin e tij e bind Laertin se Hamleti ia kishte vrarë babanë dhe i bind që të ndeshen. Gjatë ndeshjes Laerti e plagos me një thikë të helmuar që Laerti dhe Mbreti e kishin pregaditur për Hamletin. Pastaj ndërrojnë armët dhe Hamleti e plagos për vdekje Laertin. Gjatë dyluftimit Mbretëresha pinë verën e helmuar dhe vdes. Hamleti i tërbuar e godet mbretin me thike dhe e vret. Laerti në momentet e fundit të jetës i kërkon falje Hamletit dhe vdes. Horati shoku më i ngushte i Hamletit dëshiron që ta vras veten por Hamleti nuk lejon dhe thotë se dikush duhet të jetoj dhe të tregoj të vërtetën. Pas shume përpjekjeve Hamletia arrin ta vret mberitn por tragjedia përfundon me vdekjen e Hamletit.

Babai i Hamletit mbytet nga vëllai i tij Klaud për të marrë në dorë pushtetin mbretëror. Pasi merr pushtetin në dorë ai po ashtu martohet me nënën e princit Hamlet, Gertruden. Mbreti Klaud i bind të gjithë se kjo ishte një vdekje natyrore, por pasi fantazma e babait të Hamletit e lajmëron se kjo nuk ishte një vdekje natyrore, por mbreti Klaud e kishte mbytur atë me helm.Pas disa kohësh në qytet vijne disa aktor të huaj ku Hamleti i thotë të luajnë një ngjarje si ajo që i kishte ndodhur të atit. Pas kësaj ngjarjeje Hamleti vërtëtohet për vdekjen jo natyrale të babait. Ai kishte të dashur Ofelinë,bijën e Pollonit dhe motra e Laertit. Ai fillon të sillet si i marrë për të gjetur një mënyrë sa më të mirë se si ti hakmerret Mbretit. Gjatë këtij roli ai vret edhe babain e Ofelisë, Pollonin. Pas kësaj ngjarjeje Ofelia ishte shumë e tronditur dhe një ditë mbytet në lumë. Kur i vëllau merr vesh për vdekjen e babait dhe të motrës së tij i vërsulet mbretit. Mbreti me dinakërinë e tij e bind Laertin se Hamleti ia kishte vrarë babanë dhe e bind që të ndeshen. Gjatë ndeshjes, Hamleti u plagos me një thikë të helmuar që Laerti dhe Mbreti e kishin përgatitur për Hamletin. Pastaj ndërrojnë armët dhe Hamleti e plagos për vdekje Laertin. “Hamleti”, pa dyshim, është tragjedia më e famshme në gjuhën angleze. E shkruar ndoshta në vitin 1601 ose 1602, kjo tragjedi përbën një moment domethënës në zhvillimin dramatik të Shekspirit; dramaturgu e arrit pjekurinë artistike në këtë vepër përmes përshkrimit brilant të luftës së heroit mes dy forcave të kundërta: ndershmërisë morale dhe nevojës për të shpaguar vrasësin e babait. Gjatë dyluftimit Mbretëresha pi verën e helmuar dhe vdes. Hamleti i tërbuar e godet mbretin me thike dhe e vret. /KultPlus.com

Të ngjajshme