23 Prill, 2020 - 8:30 pm
Në këto ditë karantine, kur virusi Covid-19 është përhapur anembanë botës, qëndrimi brenda shtëpisë është mundësi e mirë për t’u rikthyer te leximi. Dhe kalimi i kohës duke lexuar libra është gjithmonë zgjedhje e mirë.
KultPlus-i vazhdon me rekomandimet për të gjithë juve që jeni të interesuar t’i rrekeni leximit dhe ta shfrytëzoni këtë kohë për t’i zgjeruar njohuritë tuaja
‘Për kë bie kambana’ është roman nga autori Ernest Hemingway i botuar në vitin 1940. Ai tregon historinë e Robert Jordanit, një i ri amerikan në Brigadat Ndërkombëtare i bashkangjitur në një njësi guerile republikane gjatë Luftës Civile spanjolle. Si një dynamiter, ai është caktuar për të hedhe ne ere një ure gjatë një sulmi në qytetin Segovia.
Ky roman është konsideruar si një nga veprat më të mira të Hemingway.
Ernest Hemingway në romanin e tij, temën na jep të realizuar me përshkrimin e situatave dhe ngjarjeve nëpërmjet personazheve, të cilët nuk janë të shumtë, e kryesisht tema boshtore dhe lëvizjet realizohen nëpërmjet kryeheroit të romanit Robert Xhordanit, i cili është i projektuar si misionar, pra misioni i tij dihet, i cili është rrëzimi i një ure, i caktuar nga urdhërat e eprorëve të tij.
Në romanin “Për kë bie kambana”, Hemingway me një grup personazhesh, pjesëmarrës të ngjarjeve dhe zhvillimeve kryesore thurë tërë ngjarjet dhe skenat që vërshojnë romanin fund e krye. Hartimi i planeve dhe strategjive e veprimeve për luftë bëhen kryesisht në një vendstrehim, në një shpellë ku protogonistët ndihen të sigurt. Aty të udhëhequr nga idetë dhe strategjitë e kryeprotogonistit Robert Xhordani, do të improvizohen skena dramatike që më pas edhe tërë protogonistët do të jenë pjesë e po atyre skenave.
Ernest Hemingway ishte gazetar dhe shkrimtar i shquar amerikan i shekullit të XX, fitues i Çmimit Nobel dhe Pulitzer, po ashtu autor i romanit të famshëm, “Plaku dhe deti”. Ai shquhej për pasionet e tij të gjuetisë dhe peshkimit.
Ernest Hemingway lindi 21 korrik 1899 në Çikago. Babai i tij ishte mjek kurse për pasion kishte peshimin. Nëna e tij ishte muzikante dhe ëndërronte ta kishte vajzë foshnjën që më pas mori emrin Ernest. Hemingway e kaloi fëmijërinë dhe rininë pas peshkimit dhe gjuetisë. Ndërkohë, filloi të merret me gazetari pranë gazetës “Kansas City Star”. /KultPlus.com