5 Tetor, 2019 - 5:00 pm
Memoaret e reja të Demi Moore janë bërë zyrtarisht një hit i madh – ato kanë arritur në krye të top listës së bestsellerëve të ‘New York Times’.
“Inside Out” doli në pozitën numër një të enjten (3 tetor 2019) ndërsa aktorja e ka festuar këtë në Instagram.
“E kam përgatitur kopertinën për t’jua kumtuar lajmin e madh… #InsideOutBook sapo e ka arritur pozitën #1 në top listën e bestsellerëve të @nytimes!”, Shkroi ajo nën një foto të vetes duke e mbajtur librin. “E gjitha është shumë më tepër sesa mund të prisja dhe jam e entuziazmuar nga mbështetja dhe dashuria që ma keni dhënë. Faleminderit që e lexuat dhe lejuat të rezonojë me ju”.
Demi e postoi edhe një foto të një screenshoti nga lista e bestsellerëve.
Në libër, ajo flet hapur për varësinë e saj të gjatë nga droga dhe alkooli, përdhunimin në adoleshencë, abortin dhe “treshet” që ajo dhe Ashton Kutcher i kishin bërë gjatë martesës së tyre, mes zbulimeve të tjera. /KultPlus.com