Libri i Pajtim Statovcit nderohet në NBAwards në New York

20 Nëntor, 2019 - 9:28 pm

Libri ‘Crossing’ i autorit Pajtim Statovci ka marrë një tjetër mirënjohje.

Libri mbrëmë ka qenë finalist dhe ka marrë medalje nga National Book Foundation, NBA Awards në Nju Jork, në një gala mbrëmje ku janë shpërblyer edhe libra të tjerë.

Për këtë arritje ka treguar vetë shkrimtari, shkruan KultPlus.

Libri merret edhe me vdekjen e diktatorit Enver Hoxha dhe me atë që do të pasojë. Bujari dhe Agimi janë dy personazhet kryesore të librit. Njëri ka probleme me seksualitetin dhe gjetjen e vetes, por edhe tjetri duket sikur nuk është i zhveshur nga sfidat e jetës.

Statovci ka lindur në Kosovë në vitin 1990 ndërsa është larguar për në Finlandë me familjen e tij në moshën 2 vjeçare. Ai është kandidat për doktoraturë në Universitetin e Helsinkit.

Libri i tij “My Cat Yugoslavia” u prit jashtëzakonisht mirë nga lexuesi dhe kritika botërore. / KultPlus.com

Të ngjajshme