2 Gusht, 2020 - 9:02 pm
Në librin e mëhershëm të Zadie Smithit, përmbledhjen e historive eksperimentale “Grand Union”, elementet më interesante ndodh të jenë ato më pak jokonvencionale.
Ky nuk është rasti në librin e saj të ri, “Intimations”, një seri me ese që reflekton mbi jetën në kohën e virusit COVID-19, kur ajo la New Yorkun për t’u karantinuar në Londër, duke shkruar “për ato copëza që ky vit… na i ka lejuar”, shkruan “The Guardian”, transmeton KOHA. Meditimi për atë sesi pandemia ka ndikuar në kreativitet apo komentimet politike sesi SHBA-ja duhet të shohë Britaninë e pasluftës, krijon një ndjenjë më pak esenciale sesa elementet retorike e avanturiere.
Ka një listë të çuditshme të ndikimeve familjare që shpërfaqin një lloj selfie të kaleidoskopit dhe një ese që përsërit koronavirusin si një metaforë për racizmin, duke krahasuar – në kalim – sytë e Dominic Cummingsit me ato të Derek Chauvin gjersa ai qëndroi i kërrusur mbi George Floydin.
Pjesët kanë tone të ndryshme. Përderisa njëra tregon momentin “pak para se bajga e botës të godiste turmën”, tjetra thotë “disa ditë para se poshtërimi global të fillonte”. Gjendja fisnike e Smithit, (Amerika shumë rrallë ka qenë filozofikisht e gatshme për të marrë në konsideratë ekzistencën si tërësi) ka tendenca për të tingëlluar më pak bindëse, aq më pak kur diskutohen nevojat e një shkrimtareje për kontroll, ajo mahnitet nga joshja e saj ndaj tulipanëve para “kësaj sezone të çuditshme dhe të mbingarkuar të vdekjes”.
Ajo është më shumë e përfshirë në momentet e shkurtra të përditshmërisë nën normën e re: duke prekur një buton për ngritje të disponimit në ditët e para të pandemisë apo duke u ndier e ndrojtur për të biseduar me nënën e saj në “Zoom”. Një pjesë fillon duke e përshkruar bankomatin e bankës së saj, gjersa bëhet gati për të dërguar familjen e saj në një bujtinë në pjesën periferike të Londrës para se fluturimet të ndaloheshin.
Ajo tregohet zemërmirë. Kur një fqinje i thotë, “…ne do ta kalojmë këtë, të gjithë së bashku”, ajo pëshpëritë me zë të ulët : “Po, do e kalojmë”, duke e lënë në ajër të vërtetën që ajo është gati për t’u larguar nga qyteti.
Smith e ndien si obligim për të treguar se ajo është “me fat krahasuar me disa të tjerë, dhe nuk vuan”. /KultPlus.com