12 Nëntor, 2019 - 1:30 pm
Roland Bart ka qenë një teoricien francez, kritik letrar dhe semiolog i shquar.
Ai ka arritur të ndikojë në zhvillimin e disa shkollave letrare teorike, duke e përfshirë strukturalizmin, teorinë sociale, antropologjinë dhe post-strukturalizmin.
Barti u bë veçanërisht i njohur për zhvillimin e semiotikës.
KultPlus sjell disa nga thëniet e Roland Bartit:
“Të folurit është fenomen fiziologjik; të dëgjuarit është akt psikologjik.”
“Secili nga ne ka ritmin e tij të vuajtjes.
“Ligjërimi nuk është kurrë i pafajshëm”
“Libri krijon kuptimin. Kuptimi krijon jetën.” /KultPlus.com