Libri i Leonard Cohen publikohet vitin tjetër

9 Tetor, 2017 - 3:58 pm

Koleksioni i poemave dhe shënimeve ishte gati për tu mbledhur në muajt para vdekjes së këngëtarit dhe tekstshkruesit, Leonard Cohen.

Ky libër i përfunduar në muajt para vdekjes së tij, në moshën 82 vjeçare, do të publikohet vitin e ardhshëm, ka njoftuar menaxheri i tij, shkruan Independet, përcjell KultPlus.

Koleksioni përfundimtar i poezive “The Flame” trajton “flakën dhe mënyrën se si kultura jonë kërcënoi zhdukjen e saj”. Botuesi Canongate tha se është një “kapitull jashtëzakonisht i fuqishëm në karrierën letrare të Cohen-it”.

Sipas Guardian, Cohen zgjodhi dhe caktoi poezitë në muajt para vdekjes së tij në nëntor 2016.

Robert Kory, menaxheri i Cohen dhe kujdestari i pasurisë së tij, tha se vendosja e koleksionit ishte një ambicie kyçe për këngëtarin dhe kompozitorin kanadez.

“Megjithëse me shëndet të përkeqësuar, Leonard vdiq papritur. Ne që patëm privilegjin e rrallë të kalonim kohë me të gjatë kësaj periudhe, e kuptuan se flaka u dogj e ndritshme brenda tij deri në fund. Ky libër, i përfunduar vetëm disa ditë para vdekjes së tij, zbulon për të gjithë intensitetin e zjarrit të tij të brendshëm, ka thënë Kory./ KultPlus.com

Të ngjajshme