6 Korrik, 2023 - 9:00 am
Të premten, nga ora 18:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, do të bëhet promovimi i librit “N’kohë për veten – Një udhërrëfyes për ta gjetur paqen (kohezionin e brendshëm)”, shkruan KultPlus.
“Një rrugëtim i nisur 5 vjet më parë po merr një tjetër kthesë dhe kështu kuptimëson edhe idenë fillestare, por edhe destinacionin. Pas librit “Teoria dhe Psikoterapia e Kohezionit të Brendshëm”, që iu dedikohej psikologëve dhe psikoterapeutëve, po hapim edhe një shteg të ri. Bashkë me ndihmën e kolegëve të klinikës “Empatia”, të frymëzuar nga ata që i besojnë punës dhe përkushtimit tonë profesional, po sjellim një libër të ri, që iu dedikohet të gjithë lexuesve: atyre që duan të njohin më mirë veten, atyre që duan ta mbrojnë, fuqizojnë dhe përmirësojnë shëndetin e tyre mendor.
“N’kohë për veten: një udhërrëfyes për të gjetur paqen – kohezionin e brendshëm”, sjell Psikoterapinë e Kohezionit të Brendshëm në një verzion të aplikueshëm të vetë-ndihmës. Ndoshta, edhe ia vlen ta lexoni . “, ka shkruar Uka mbi kwtw publikim./ KultPlus.com