Libri “Persefonia”, homazh për fuqinë e gruas dhe dëshirën e paplotësuar për shkollim

23 Shtator, 2024 - 12:42 pm

Të shtunën, më 28 shtator, nga ora 13.00, në ambientet e KultPlus Caffe Gallery, do të përurohet libri i autores Fitnete Ramaj Mujaj, me titull “Persefonia”.

“Persefonia” është një dedikim zemre për dy gra të jashtëzakonshme që kanë formësuar jetën e autores Fitnete Ramaj Mujaj, nënës dhe vjehrrës së saj, të dyja tashmë të ndjera.

Ato ndanë një peng të përbashkët, dëshirën e madhe për arsimim që nuk mundën ta realizonin.

Përmes këtij libri, autorja sjellë në pah forcën e heshtur të gruas, luftën e saj të fshehur për dijen, të shprehur në mënyrë metaforike përmes titullit të librit “ PERSEFONIA” Persefonia ishin ato. Persefonia jemi ne. Persefonia do të jeni edhe ju, të gjitha gratë që kërkoni të ngriheni mbi sfidat e jetës dhe të mbështesni njëra-tjetrën në përpjekjet tuaja, përcjell autorja përmes këtij libri.

Bashkohuni me ne në këtë udhëtim emocional, të pasur me ndjenja dhe reflektime për fuqinë e grave në çdo epokë./ KultPlus.com

Të ngjajshme