Libri që po bënë namin nëpër botë, së shpejti edhe shqip

3 Shtator, 2019 - 2:00 pm

“Magjia e libri”, së shpejti sjellë në shqip librin që po bënë namin nëpër botë, të njërës nga vajzat më me famë botërore të kësaj kohe, Greta Thunberg. Libri pritet që në gjuhën shqipe të botohet gjatë këtij muaji.

Duke filluar nga tregimi që tronditi mbarë botën, rrëfimi i aktivistes trime suedeze Greta Thunberg u shndërrua në një biografi të ilustruar, treguar me saktësi me fjalët më modeste protagonistëve të vërtetë të revoltës së fundit të gjelbër: fëmijëve. Për hir të tyre përcillet porosia e rëndësishme e ambientalistes pesëmbëdhjetë vjeçe te “Cop24”: kurrë nuk je aq e vogël për ta bërë dallimin.

Në verën e vitit 2018, zjarret dhe thatsirat e kanë shkatërruar Suedinë. Nga 20 gushti i po atij viti, e çdo të premte, vajza pesëmbëdhjetë vjeçe ulet përballë Parlamentit suedez në Stokholm, për të protestuar. Emri i saj është Greta Thunberg, dhe ka për qëllim ta shëtisë botën anembanë.

Së bashku me ata që besojnë në porosinë e saj dhe përkushtimin, Greta vjen për të folur para njerëzve të fuqishëm të “COP24”, në samitin e Kombeve të Bashkuar kushtuar ndryshimeve klimatike që është mbajtur më 4 dhjetor të vitit 2018 në Poloni.
Greta tani është gjashtëmbëdhjetë vjeçe. Ajo është propozuar si kandidate e mundshme për të fituar çmimin Nobel për paqe, dhe ka përdorur rrjetet sociale për të zgjuar vetëdijen, për t’i inkurajuar njerëzit që të dalin në rrugë.

Imagjinojeni çfarë do të mund të bënim bashkë, nëse do të dëshironim vërtetë këtë, thotë në fjalimin e saj te COP24”.

Greta Thunberg është e bija e këngëtares së operave Malena Ernman dhe mjekut Svante Thunberg. Greta ka lindur në shtator të vitit 2003 dhe disa vite më pas ishte diagnostikuar me sindromën “Asperger’s”. Emrin e saj të gjithë sot e zënë në gojë për përkushtimin e saj për ambientin dhe për fuqinë permes së cilës ka përfshirë të rinjtë nga e mbarë bota./KultPlus.com

Të ngjajshme