Libri shqip prezantohet në panairin e Leipzigut

28 Prill, 2023 - 2:49 pm

Panairi i Librit në Leipzig u rikthye për lexuesin pas tri vitesh mungesë, për shkak të pandemisë.

Mijëra vizitorë kanë mbushur hapësirën e panairit, ku pritet të mbahen takime të rëndësishme mbi librin.

Shqipëria ka stendën e saj në këtë panair, një traditë tashmë, falë bashkëpunimit me rrjetin Traduki dhe mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë.

“Openbook” ishte aktiviteti i parë i një cikli bisedash mbi librin, që do të mbahen përgjatë ditëve të Panairit nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, i cili u mbajt, me autorët Loer Kume, Andreas Dushi, Flogerta Krypi dhe Ervin Nezha.

E ardhmja përmes librit erdhi në refleksionet e autorëve të rinj shqiptarë, përballë një audience të gjerë.

Gjatë aktivitetit u lexuan dhe pjesë nga krijimtaria e tyre në gjermanisht, nën përkthimin e Suzana Finger.

Aktiviteti u përshëndet dhe nga ambasadori i Shqipërisë në Gjermani, Artur Kuko./ atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme