Libri ‘Ulurima e ujkut’ i Ag Apollonit përkthehet në gjuhën çeke

6 Nëntor, 2023 - 9:25 pm

Është përkthyer dhe botuar në gjuhën çeke, libri ‘Ulurima e ujkut’ i autorit Ag Apolloni,  shkruan KultPlus.

Ag Apolloni me romanin “Ulurima e ujkut” është shpallur fitues i Çmimit “Rexhai Surroi”. Ky roman trajton temën e të pagjeturve, mjerimin social e politik, edukimin arsimor, defektet religjioze, mitizimet historike, pseudodisidencën, si dhe dashuritë dhe marrëzitë e ndryshme. Po ashtu, edhe ndarjet e dhimbshme me të gjallët dhe të vdekurit. Romani autobiografik përshkohet gjithandej nga një dëshpërim dhe tërbim, i shoqëruar edhe nga një dozë humori, me shumë referenca nga muzika, piktura, filmi dhe teatri. Ngjarjet vendosen në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi, Itali dhe Vjenë, ku edhe është përfunduar romani./ KultPlus.com

Të ngjajshme