Luigi Pirandello: Para se të gjykosh jetën time, vish këpucët e mia, ec rrugëve ku kam ecur unë, jeto dhimbjen, dyshimet, të qeshurat e mia

10 Dhjetor, 2021 - 11:59 pm

Narrator dhe autor teatral, revolucionarizoi teatrin e shekullit XX, duke u bërë një nga dramaturgët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Më 1934 iu dha çmimi Nobel për letërsinë. Ndër romanet e tij më të famshme, ne kujtojmë “Il fu Mattia Pascal” dhe “Uno, nessuno e centomila”.

Më poshtë mund të lexoni disa nga thëniet e tij më të famshme:

Para se të gjykosh jetën time apo karakterin tim, vish këpucët e mia, ec rrugëve ku kam ecur unë, jeto dhimbjen, dyshimet, të qeshurat e mia. Jeto vitet që kam jetuar unë, rrëzohu atje ku jam rrëzuar dhe ringrihu ashtu si unë.

Kushdo mund të jetë hero herë pas here, por të jesh zotëri është diçka që duhet t’a kesh gjatë gjithë kohës.

Kur thua që je i dashuruar me njerëzimin, je më se i kënaqur me veten tënde.

E paraqes veten tek ju në formën më të përshtatshme për marrëdhëniet që dëshiroj të arrij me ju.

Një fakt është si një thes – nuk do të ngrihet nëse është i zbrazët. Për ta bërë atë të ngrihet, së pari duhet të vendosni në të të gjitha arsyet dhe ndjenjat që çuan atë në atë gjendje.

Në çmendurinë e tij ai u bë një aktor i tmerrshëm!

Dashuria ime e vërtetë ka qenë gjithmonë gjumi që më shpëtoi duke më lënë të ëndërroja.

Ju nuk e vlerësoni faktin që çmendurit janë me shumë fat.

Drama është veprim, zotëri, veprim dhe jo filozofi e hutuar.

Dhe askush nuk e kupton se ne të gjithë, gjithmonë, duhet të dukemi kështu, secili me sytë e tij plot tmerr në vetminë e tij, të pashmangshme.

Logjika është e ndarë nga kafsha njerëzore. Ju mjaft lehtë mund të propozoni një zgjidhje logjike për diçka dhe në të njëjtën kohë të shpresoni me zemrën tuaj që nuk do të funksionojë.

Historia e njerëzimit është historia e ideve.

Njeriu, shkrimtari, instrumenti i krijimit do të vdesë, por krijimi i tij nuk vdes.

Asgjëkund! Tregon thjesht se njeriu lind në jetë në shumë trajta, në shumë forma, si pemë, ose si gur, si ujë, si flutur, ose si grua. Kështu që dikush mund të lindë një personazh në një shfaqje.

Jeta është plot me absurditete të çuditshme, të cilat, për habi, nuk kanë nevojë as të duken të besueshme, pasi ato janë të vërteta.

Secili nga ne, kur është përballë të tjerëve, është i veshur me një lloj dinjiteti, por ne i njohim shumë mirë të gjitha gjërat e papërshkrueshme që ndodhin në zemër.

Nëse shikoni në sytë e një kafshe, të gjitha sistemet filozofike rrëzohen.

Besnikëria, besnikëria është një borxh, dhe më e shenjta, ndaj vetvetes, madje edhe para të tjerëve. Tradhëtia është e tmerrshme. Tradhëtia është e tmerrshme.

Natyra përdor imagjinatën njerëzore për të ngritur punën e saj të krijimit në nivele edhe më të larta.

Do të më pëlqente të të shkruar gajtë gjithë kohës; Do të doja të ndaja me ty gjithçka që kalon në mendjen time, gjithçka që peshon në zemrën time, gjithçka që i jep oksigjen shpirtit tim; fantazmat e artit, ëndrrat që do të ishin aq të bukura nëse do të mund të realizoheshin.

Do të mësoni se në udhëtimin e gjatë të jetës do të hasni shumë maska dhe pak fytyra.

Asgjë nuk është më e ndërlikuar se sinqeriteti.

Ka një maskë për familjen, një për shoqërinë, një për punë. Dhe kur jeni vetëm, askush nuk mbetet.

Gratë, si ëndrrat, nuk janë kurrë siç i dëshironi. / KultPlus.com

Të ngjajshme