28 Qershor, 2022 - 10:00 pm
Një ngjarje që shtrihet nga 1938 e deri në ditët e sotme, “Lulja e Vlorës” është një rrëfim gazmor por edhe i tensionuar i familjes romaniote-hebreje (Hebrejtë Romaniote ose Romaniotët janë një komunitet etnik hebre me origjinë nga Mesdheu Lindor që flet greqisht.
Ata janë një nga komunitetet më të vjetra hebreje që ekzistojnë dhe komuniteti më i vjetër hebre në Evropë) të Anna Kohen në Shqipëri dhe se si shqiptarët myslimanë i shpëtuan ata nga nazistët. Me të mbërritur në Shqipëri në Vlorën piktoreske pak para Luftës së Dytë Botërore, familja e saj u bashkua me një komunitet të vogël tregtarësh greko-romanioto-hebrenj. Ata shisnin pëlhura dhe kishin një bojë.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ata u strehuan në familje myslimane për tu fshehur nga nazistët, duke marrë emra myslimanë dhe duke u shtirur si mysliman. Një pjesë e familjes së saj që mbeti në Greqi, përfshirë këtu të gjithë familjen e nënës së saj, u vranë në kampet e vdekjes.
Libri “Lulja e Vlorës” fokusohet më pas në traditat romaniote të familjes së Dr. Kohen, të cilat u detyruan të festojnë në fshehtësi për shkak të shtypjes së fesë nga diktaturës shqiptare. Të lënë pa shtetësi që nga ajo kohë ata nuk kishin asnjë dokument dhe nuk mund të bëheshin anëtarë të Partisë Komuniste. Kështu familja e saj kishte një skemë të guximshme të largohej nga Shqipëria drejt Perëndimit, mu nën sytë e policisë sekrete. Pas largimit Kohen përfundimisht u bë dentiste në Greqi dhe më pas në New York City, duke mësuar zanatin e implanteve dentare nga shpikësi i tyre, dhe duke krijuar kliniken e saj të suksesshme
Librin mund ta porosisni në amazon këtu:
Mbi autoren:
Dr. Anna Kohen, DDS, lindi në Vlorë, Shqipëri, menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe u rrit në një vend të vogël, në komunitetin e hebrenjve romaniotë që shqiptarët myslimanë e kishin shpëtuar nga nazistët. Familja e saj atëherë përjetoi vështirësitë e diktaturës komuniste. Arriti të largohej nga Shqipëria me familjen e saj në vitin 1966, përmes një planifikimit të kujdesshëm, ku u vendosën fillimisht në Greqi, vend ku kreu studimet për stomatologji në Shkollën Dentare të Universitetit Ethnikon dhe Kapodistriakon të Athinës. Në vitin 1971 emigron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku edhe kryen studimet në Shkollën Dentare të Universitetit të Nju Jorkut dhe mori një DDS Diplomë stomatologjike në vitin 1976. Pas diplomimit u emërua Asistente Profesore Klinike e Stomatologji restauruese në Shkollën Dentare të NYU ku punoi për 10 vite. Ajo ushtroi profesionin e saj si stomatologe deri në klinikën e saj në Manhattan deri në daljen në pension në vitin 2013 në Sarasota, Florida.
Në vitin 1990, me ndihmën e disa organizatave hebraike, Dr. Kohen mundësoi vendosjen e 37 hebrej-shqiptarëve të afërm të saj në SHBA, ku edhe i ka ndihmuar në procesin e integrimit. Në vitin 1991, ajo u ftua në Shqipëri për të marrë pjesë në themelimin e Shoqërisë Shqiptare Izraelite, ku edhe është zgjedhur Anëtare Nderi. Në 2004, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, i akordoi Dr. Kohen Medaljen e Meritës për, “Kontribute të çmuara në ndihmë të shqiptarëve gjatë krizës humanitare të Kosovës; për Ndihma e çmuar e dhënë për emigrantët e rinj shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”/diasporashqiptare/ KultPlus.com