21 Nëntor, 2024 - 12:15 pm
Shkrimtari Mario Calivà ka publikuar së fundi librin e tij më të ri “Ari Arbëresh – L’oro Arberësh”, dramaturgji në vargje në gjuhën arbëreshe me përkthim shoqërues italisht, përcjell KultPlus.
Libri vjen me parathënien e Lidia Riviello-s, ndërkaq filli i rrëfimit në libër është i njëjti fije ari që qëndis Ncilonën.
Personazhet e kësaj dramaturgjie tregojnë gjenealogjinë e një trashëgimie të çmuar e cila nga duart e rrobaqepëses demiurge, krijuese dhe gjeneratore, i kalon vajzës që do të veshë vestën ari nën diellin e Pashkëve Arbëreshe./ KultPlus.com