29 Janar, 2020 - 10:00 pm
Disa thënie nga Rumi që do ta ndryshojnë komplet botëkuptimin tuaj për jetën.
“Çdo moment në jetë përmban qindra mesazhe nga Zoti”.
“Duhet të vazhdosh ta thyesh zemrën tënde, derisa ajo të hapet”.
“Fuqizo fjalët, jo zërin. Është shiu që i rrit lulet, jo stuhia”.
“Kura e dhimbjes gjendet tek vetë dhimbja”.
“Dje isha i zgjuar, ndaj doja të ndryshoja botën. Sot jam i mençur, ndaj dua të ndryshoj veten time”.
“Disa njerëz janë si vetë parajsa. Bëhu mik me ta”.
“Kur ti i bën gjërat nga shpirti yt, ti fillon të ndjesh një lumë kënaqësie brenda vetes”.
“Plaga është vendi nga ku drita hyn tek ty”.
“Ji falenderues për këdo që hyn në jetën tënde, sepse kushdo është dërguar si një guidë nga sipër”.
“Detyra jote nuk duhet të jetë kërkimi i dashurisë, por kërkimi dhe gjetja e çdo barriere brenda vetes tënde që ti e ke ndërtuar për të mbajtur larg dashurisë”.
“I dashur shpirt, mos u jep vlera të larta njerëzve, përpara se ata t’i meritojnë ato. Ti ose do t’i humbasësh ata, ose do të shkatërrosh vetveten”.
“Çdo gjë që është bërë e bukur, e drejtë dhe e dashur, është bërë për sytë e atyre që mund të shohin”./ KultPlus.com