28 Prill, 2023 - 6:44 pm
Shkrimtarja kroate, Martina Viadic është shpërblyer me çmimin Evropian për Letërsi, përcjell KultPlus.
Njoftimin e ka bërë të ditur Unioni Evropian i Çmimit për Letërsi.
“Jemi të emocionuar të njoftojmë se autorja kroate Martina Vidaić është shpërblyer me fituesin e përgjithshëm të #EUPL2023 për romanin e saj Stjenice (Bedbugs).
Juria evropiane ka nderuar edhe autorët nga Qiproja, Estonia, Finlanda , Franca dhe Kosova . Urime të gjithë të nominuarve!”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, ju kujtojmë që për këtë çmim ka qenë i nominuar edhe shkrimtari kosovar Ag Apolloni me romanin e tij ‘Kësulëkuqja, përrallë për të rritur’, e i cili është vlerësuar me çmimin ‘Special mention’.
E përveç Apollonit, me ‘Special Mention’ janë vlerësuar edhe autoret Hari N. Spanao nga Qipro, Toonis Tutsen nga Estonia, Iida Rauma nga Finlanda dhe Maud Simmonot nga Franca./KultPlus.com