22 Nëntor, 2019 - 1:30 pm
Mary Ann Evans u lind më 22 nëntor 1819 dhe vdiq më 22 dhjetor 1880. Ajo njihej ndryshe me emrin Mary Anne ose Marian, e njohur gjithashtu me emrin e saj artit George Eliot. Eliot ishte një romanciere, poete, gazetare, përkthyese dhe një nga shkrimtarët kryesorë të periudhës Viktoriane. Gjatë karrierës së saj si shkrimtare atë e përfaqëson një galeri prej shtatë romanesh, shumica e të cilave trajtojnë histori të vendosura në Anglinë provinciale dhe janë të njohur për realizmin e një pasqyrimi të mprehtë psikologjik.
Ajo ia arriti të shpëtonte stereotipit të shkrimtareve gra, të cilat kufizoheshin vetëm tek romancat e dashurisë. George Eliot dëshironte që trilli i saj të trajtohej shkëputur nga puna e saj, tashmë gjerësisht e njohur si redaktore dhe kritike. Një faktor tjetër në përdorimin e saj të një emri të artit mund të ketë qenë një dëshirë për të mbrojtur jetën e saj private nga shqyrtimi publik, duke shmangur kështu skandalin që do të dilte për shkak të marrëdhënies së saj me të martuarin, George Henry Lewes.
“Eliot’s Middlemarch” i George Eliot është konsideruar nga romanicierët Martin Amis dhe Julian Barnes, si romani më i madh në gjuhën angleze.
Lexuesit në epokën viktoriane vlerësuan romanet e saj për përshkrimet e tyre të shoqërisë rurale. Pjesa më e madhe e materialit për prozën e Eliot u nxor nga përvoja e saj personale. Ajo ndau me Wordsworth besimin se kishte shumë vlera dhe bukuri për t’u shpërfaqur nga jeta dhe zakonet e vendit. Sidoqoftë, Eliot nuk e kufizoi krijimtarinë e saj vetëm me histori të fshatit anglez. “Romola”, është një roman historik i vendosur në Francën e fundit të shekullit të pesëmbëdhjetë, e cila u bazua në jetën e priftit italian Girolamo Savonarola . Në librin “Cigani spanjoll”, ajo bëri një përmbledhje në vargje, por popullariteti fillestar që ajo pati si poete.
Në kohën e Daniel Deronda, shitjet e Eliot po binin dhe ajo ishte zbehur nga interesi i publikut. Kjo situatë mbeti e tillë edhe pas publikimit të një libri biografik pas vdekjes së saj nga bashkëshorti, e cila e portretizoi atë si një grua e mrekullueshme, gati shenjtërore, krejtësisht në kundërshtim me jetën skandaloze që njerëzit e dinin që ajo kishte bërë. Në shekullin e 20-të ajo u rikonsiderua nga një kastë e re e kritikës, më së shumti nga Virginia Woolf, e cila e quajti “Middlemarch” “një nga romanet angleze të shkruara për njerëzit e rritur”. Më 1994, kritiku i famshëm letrar, Harold Bloom e vendosi Eliotin ndër shkrimtarët më të rëndësishëm perëndimore të të gjitha kohërave . Gjithashtu, në një sondazh të autorëve më 2007 nga TIME, romani “Middlemarch” u votua si vepra e dhjetë më e madhe letrare e shkruar ndonjëherë. Në vitin 2015, shkrimtarët nga jashtë Mbretërisë së Bashkuar e votuan atë si e para nga të gjithë romanet britanike. Përshtatjet e ndryshme filmike dhe televizive të librave të Eliot e kanë riprezantuar atë në publikun më të gjerë të leximit. /AlbertVataj /KultPlus.com