Mbahet mbrëmja poetike kushtuar poetit Ali Podrimja

8 Shtator, 2022 - 8:00 pm

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shqipëri dhe bashkinë Sarandë, kanë organizuar mbrëmjen poetike kushtuar poetit Ali Podrimja.

Ky event kulturor u realizua në kuadër të “Vitit Ali Podrimja” dhe të nismës “Shqipëria lexon”.  Mbrëmja poetike është zhvilluar në ambientet e galerisë “Art Saranda”.

Të pranishëm kanë qenë ambasadori i Kosovës në Tiranë, Skënder Durmishi, drejtorja e Qendrës Kombëtare të Librit e Leximit, krijues letrarë, artistë, profesorë, gazetarë e miq të poetit Podrimja.

“Ali Podrimja lexohet dhe ka shumë admirues në Sarandë”, është shprehur në rrjetet sociale ambasador Durmishi.

Gjimnazistët e Sarandës recituan poezi të zgjedhura të Podrimjes, ndërsa përshëndeti takimin kryetari i Bashkisë Sarandë, Adrian Gurma si dhe Alda Bardhyli.

Ambasadori Durmishi shprehu dëshirën, për të pritur në Sarandë, sa më shpesh, shkrimtarë e artistë nga Kosova. / KultPlus.com

br

Të ngjajshme