2 Qershor, 2019 - 8:59 am
Me rastin e 1 Qershorit, Ministria e Kulturës shpalli thirrjen për mbështetjen e krijimtarisë letrare, që këtë vit ia kushton letërsisë për fëmijë.
Duke prezantuar këtë nismë, Ministrja e Kulturës Elva Margariti ftoi të gjithë autorët të marrin pjesë.
“Me letërsi të mirë, ndërtojmë lexuesin e së ardhmes”, tha ajo.
Secili prej fituesve do të marrë 150 mijë lekë, ndërsa aplikimi fillon në datën 1 qershor dhe përfundon në datën 8 korrik 2019.
Shpallja e fituesve do të bëhet në 30 korrik 2019./ atsh/ KultPlus.com