Më 3 tetor 1895 lindi Sergei Esenin, një nga poetët më të famshëm rusë të shekullit XX

3 Tetor, 2019 - 10:00 am

Sergei Alexandrovich Yesenin ishte poet lirik rus. Ai ishte një nga poetët më të famshëm dhe të mirënjohur rusë të shekullit të 20-të.[1]

Biografia

Jeta e hershme

Shtëpia e lindjes së Eseninit në Konstantinovo

Sergey Esenini u lind në Konstantinovo në Ryazan Governorate të Rusisë Perandorake në një familje fshatare. Ai e kaloi shumicën e fëmijërisë së tij me gjyshërit, të cilët esencialisht e edukuan atë. Ai filloi të shkruante poezi që në moshën 9 vjeçare.

Në vitin 1912, Esenini u zhvendos në Moskë, ku i mbulonte vetë shpenzimet duke punuar si korrektor teknik në një kompani printimi. Vitin pasues ai u regjistrua në Moscow Charnyavsky University si një student i jashtëm dhe studioi atje për një vit e gjysmë. Poezitë e tij të hershme u inspiruan nga folklori rus. Në vitin 1915, ai u zhvendos në Petrograd, ku u njoh me poetë si Alexander Blok, Sergey Gorodetsky, Nikolai Klyuev dhe Abdreu Bely dhe u bë i njohur në rrethin letrar. Bloku i dha ndihmë të veçantë në promovimin e karrierës së hershme si poet. Esenini tha se Bely i dha atij kuptimin e formës ndërsa Bloku dhe Klyeuvi ia mësuan lirikën.

Jeta dhe karriera

Në vitin 1916, Esenini publikoi librin e tij të parë me poema, Radunitsa. Përmes këtij koleksioni të therës poetik mbi dashurinë dhe jetën e thjeshtë, ai u bë një nga poetët më të famshëm të atyre ditëve. Martesa e tij e parë ishte në vitin 1913 me Anna Izryadnova, një bashkëpuntore nga një shtëpi publikuese, me të cilën pati një djalë, Yuri.

Nga viti 1916 në 1917, Eseninit iu ngarkua një detyrë ushtarake, por shpejt pas Revolucionit të tetorit të vitit 1917, Rusia u largua nga Lufta e Parë Botërore. Duke besuar se revolucioni do të sillte jetë më të mirë, Esenini e mbështeti atë, por shpejt u zhgënjye nga kjo. Ai nganjëherë i kritikonte rregullat bolshevike në poematet e tij si The Ster October Has Deceived Me (tetori i ashpër më mashtroi).

Në gusht të vitit 1917 Esenini u martua për herë të dytë me Zinaida Raikh (më vonë aktore dhe gruaja e Vsevolod Meyerhold). Ata patën dy fëmijë, vajzën Tatyana dhe djalin Konstantin. Prindërit u grindën dhe jetuan ndaras për një kohë deri në divorcin e tyre në vitin 1921. Tatyana u bë një shkrimtare e njohur, dhe Konstantini do të bëhej një refer futbolli.

Në shtator të vitit 1918, Esenini themeloi shtëpin e vet publikuese të quajtur Трудовая Артель Художников Слова (Kompania e punës së artistëve të botës). Bashkë me anatoly Merienhof themeluan një lëvizje ruse të imagjinizmit.

Në fund të vitit 1921, derisa vizitonte studion e piktorit Georgi Yakulov, Esenini takoi valltaren amerikano-pariziene Isadora Duncan. Ajo dinte vetëm pak fjalë në rusisht, dhe nuk dinte asnjë gjuhë të huaj. Ata u martuan më 2 maj 1922. Esenini e shoqëroi gruan e tij të famshme në një udhëtim në Evropë dhe në SHBA. Martesa e tij me Duncan ishte e shkurtër dhe në maj të vitit 1923, ai u kthye në Moskë.

Në vitin 1923 Esenini u përfshi romantikisht me aktoren Augusta Miklashevskaya të cilës ia dedikoi disa poema. Të njëjtin vit ai pati një djalë me poeten Nadezhda Volpin. Djali i tyre, Alesander Esenin-Volpin u rrit për tu bërë poet dhe aktivist i përhershëm në lëzivjen disidente sovjetike të viteve të 1960-ta. Ai jeton në Shtetet e Bashkuara si matematikan i famshëm dhe mësues.

Në vitin 1925 Esenini e takoi dhe u martua me gruan e tij të katërt, Sophia Andreyevna Tolstaya, mbesa e Tolstoit.

Vdekja

Më 28 dhjetor 1925 Esenini u gjet i vdekur në dhomën e tij në Hotel Angleterre. Poezia e tij e fundit Lamtumirë miku im, lamtumirë sipas Wolf Ehrlich iu dha atij një ditë para vdekjes. Esenini shpjegoi se nuk kishte ngjyrë në dhomë, kështu që ai e shkroi poezinë me gjakun e tij.

Sergei Yesenin në shtratin e vdekjes (1925)

Sipas verzioneve që njihen tashmë ndër hulumtuesit akademikë të jetës së Eseninit, poeti ishte në gjendje depresioni një javë pas trajtimit në spitalin mental dhe e vari veten.

Pas funeralit në Union në Leningrad, trupi i poetit u transportua me tren në Moskë, ku u aranzhua një lamtumirë për kushërinjt dhe shokët. Ai u varros më 31 dhjetor 1925, bë varrezën Vagankosvkoye të Moskës. Varri i tij shënohet nga një skulpturë e bardhë mermeri.

Ekziston një teori se vdekja e Eseninit ishte aktulisht një vrasje nga agjentët e NKVD-së (Komisariati i njerëzve për afera të brendshme) të cilët e bënë të dukej si vetvrasje. Novela “Yesenin”[2] publikuar nga Vitali Bezrukov i dedikohet këtij verzoni të vdekjes. Në vitin 2005 seriali televiziv “Sergey Yesenin” i bazuar në novelen e tij u shfaq në Channel One Russia. Filmi u kritikua nga ekspertët mjeko-ligjorë të cilët e gjeten argumentin si të pabazë.[3][4][5][6]

Universiteti shtetëror i Ryazanit mban emrin e tij.[7]

Ndikimi kulturor

Vetëvrasja e Yeseninit shkaktoi një epidemi vetëvrasjesh nga fansat e tij kryesisht femra. Edhe pse ai ishte një nga poetët më të shquar të Rusisë dhe iu bë një funeral i madh nga shteti, shumica e shkrimeve të tij u ndaluan nga Kremlini gjatë regjimit të Stalinit dhe Hrushçovit. Kritikat e Nikolai Bukharinit ndikuan dukshëm në ndalimin e tyre. Vetëm në vitin 1966 shumica e punës së tij u ripublikua. Sot poezitë e Eseninit mësohet në shkollat ruse; shumë prej tyre janë të shoqëruara me muzikë dhe të regjistruara si këngë të famshme. Vdekja e tij e hershme, shoqëruara me pamje josimpatike nga disa nga elita, adhurimi nga njerëzit e thjeshtë, dhe sjellja senzacionale, të gjitha kontribuan në figurën e qëndrueshme të poetit rus.
Në kulturën popullore[redakto | përpunoni burim]

Në vitin 2005 studioja ruse Pro-Cinema Production prodhoi një mini seri televizive “Yesenin” mbi jetën e poetit.[1] Filmi përshkruante verzionin e vdekjes së tij sipas së cilit ai u vra nga agjentët e NKVD-së të cilët e bënë të dukej si vetëvrasje.

Poezia e fundit e Sergei Eseninit ishte inspirimi kryesor për këngën “It Ëas Ëritten In Blood” (Ishte e shkruar në gjak” nga Bring Me the Horizont në albumin e tyre Sezoni i vetëvrasjes.
Edicionet shumëgjuhëshe[redakto | përpunoni burim]

Ana Snegina është poezi e Eseninit e përkthyer në 12 gjuhë. ISBN 978-5-7380-0336-3

Poezia e fundit e Eseninit

Origjinali në rusisht

До свиданья, друг мой, до свиданья.
Милый мой, ты у меня в груди.
Предназначенное расставанье
Обещает встречу впереди.
До свиданья, друг мой, без руки, без слова,
Не грусти и не печаль бровей,-
В этой жизни умирать не ново,
Но и жить, конечно, не новей.

Përkthimi shqip

Miku im i shtrenjtë,lamtumirë!
Ty këtu në shpirt të kam, ta dish!
Fati po na ndan sot pa dëshirë,
Po diku do shihemi sërish!

Lamtumirë mik, pa fjalë e lot!
Vetullat t’i ngrysesh, s’ke përse.
Vdekja s’është gjë e re në botë.
As të rrosh nuk është gjë e re. /KultPlus.com

Të ngjajshme