10 Dhjetor, 2024 - 8:00 pm
Nga Ernesto Sabato
Dhe duke qenë se tek e fundit me kalimin e viteve çdo njeri ka fytyrën që meriton ngaqë është bërë jo vetëm me mishin por edhe me shpirtin e tij , me guximin dhe frikërat e tij, me madhështinë dhe mjerimin e tij, atdheu ynë më se fundi në pjekurinë e tij ka fytyrën që duhet të kishte, atë fytyrë që i kemi gdhendur të gjithë ne dhe gjithsecili prej nesh në mishin e tij të gjallë ; politikanë apo artistë të kulluar, kodoshë apo baballarë te ndershëm, milionerë apo argatë, ateiste apo besimtarë. Kësisoj, nëse të gjithë mund t’i rivendikojmë virtytet e tij askush mos të jetë aq maskara sa të shpallet i pafajshëm për të këqijat e tij. / KultPlus.com