Më kujto…

23 Gusht, 2019 - 10:30 pm

Poezi nga Silvana Dhori Xhelaj

Më kujto kur ndjen mendimet
të tundojnë,
dhe mbrëmja shket ngadalë.
Kur retë dhe shiu bëhen një ,
ashtu si loti me dhimbjen, kur ke mall…

Më kërko në trokitjen e shiut mbi xham,
kur retina reflekton dritë errësirës.
E çuditëshme jam për ty
e pakuptueshme,
pēr botën që frymon mugëtirës.

E humbur në ëndrra do të vi,
rrugicave të botës sime të shëtisim ,
atje ku ngjyrat kanë ndryshuar.
Do të doja më pas flokët në krahët e mi..
tē shpupurisësh..
Por…
Ngadalë unë jam duke ikur,
po kthehem në vetmin e vjetër.
Vetëm me të flas, më kupton,
si askush tjetêr..

Dielli lindi përsëri
të zbardh nuk harroi .

Ah !
Koha kjo e pritjes mbaroi
është vonë..
Po largohem nga kjo ëndërr …
përgjithmonë…/ KultPlus.com

Të ngjajshme