Me librin “Lopa pjell natën”, Pajtim Statovci merr çmimin prestigjioz “Finlandia”

22 Nëntor, 2024 - 11:00 am

Shkrimtari shqiptar Pajtim Statovci është shpërblyer me çmimin prestigjioz “Finlandia” për romanin “Lopa pjell natën”, shkruan KultPlus.

Për këtë sukses të Statovcit ka njoftuar Ambasada e Kosovës në Stokholm. Më poshtë e keni njoftimin e plotë të ambasadës.

Urime të përzemërta shkrimtarit të talentuar, Pajtim Statovci 🇽🇰🇫🇮për marrjen e Çmimit prestigjioz “Finlandia” për romanin e tij të katërt, ”Lopa pjell natën”!

Ky çmim nderon jo vetëm talentin e tij të jashtëzakonshëm, por edhe trashëgiminë dhe traditat tona që pasqyrohen në veprat e tij. Me një stil të bukur por realist, Statovci ndërthur përvojat e luftës, jetën e refugjatëve dhe historitë tragjike të individëve, duke krijuar një zë të veçantë në letërsinë finlandeze dhe atë ndërkombëtare.

Pajtim Statovci, i lindur në Kosovë dhe rritur në Finlandë, ka arritur sukses të jashtëzakonshëm me romanet e tij, të përkthyera në 17 gjuhë dhe të vlerësuara me çmime të shumta.

Veprat e Statovcit kanë ngjallur interes edhe në botën e teatrit, ku romanet e tij janë dramatizuar dhe vënë në skenë në teatro të njohur finlandezë.

Pajtimi është një krenari kombëtare dhe një frymëzim për të gjithë ne! I urojmë suksese të mëtejshme dhe presim me padurim veprat e tij të ardhshme! / KultPlus.com

Të ngjajshme