2 Qershor, 2019 - 5:11 pm
SHPIRTI IM KA KAPELË
Duke i numëruar vitet e mia e kuptova sa shumë kam kaluar e sa pak kohë më ka mbetur për t’jetuar.
Ndihem si një fëmi që fiton një qese me karamele, fillimisht me kënaqësi i gëlltitë shpejtë e shpejtë, e kah fundi ngadalëson dhe nisë t’i shijojë gjithnjë e më shumë.
Më nuk kam kohë pafund për takime ku diskutohen statutet, ligjet, procedurat dhe rregullat e brendshme, duke ditur se asgjë nuk do t’ndryshojë.
Më nuk i duroj dot njerëzit absurdë, të cilët përkundër moshës kanë ngelur axhami.
Koha ime është shumë e shkurtër: e dua esencën, shpirti im po ngutet. Nuk më kanë mbetur edhe shumë karamele në qese.
Dua të jetoj afër njerëzve, njerëzve shumë realistë që dijnë të qeshen me gabimet e tyre, që nuk fryhen nga triumfet dhe që marrin përgjegjësi për veprimet e tyre. Kështu mbrohet dinjiteti njerëzor dhe kështu mësohemi të jetojmë me të vërtetën dhe sinqeritetin. Janë gjërat bazike ato që e bëjnë jetën të vlefshme.
Dua të jem i rrethuar nga njerëzit që dijnë të prekin zemrat e atyre që përjetuan goditje të rënda në jetë dhe vazhduan të kultivojnë mirësinë në shpirtin e tyre.
Po, unë po ngutem. Ngutem të jetoj me intensitetin që vetëm maturia ta jep.
Nuk e kam ndërmend të hudh poshtë asnjë nga ëmbëlsirat e mbetura. Jam i sigurt që ato do të jenë edhe më të shijshme se të gjitha më parë.
Qëllimi im është të arrij fundin i kënaqur dhe në paqe, me më të dashurit e mi dhe me ndërgjegjen time.
Ne kemi dy jetë dhe e dyta fillon atëherë kur kuptojmë se kemi vetëm një.
Mario de Andrade (1893 – 1945): Poet, novelist, eseist dhe muzikolog, një nga themeluesit e modernizmit Brazilian.
(Huazuar nga Edona Dobroshi Deva në Facebook)