17 Tetor, 2020 - 4:54 pm
Shkruan Egzon Krasniqi
Djali jem veshi pallton e babës tem, pak ransi ka çka veshi, po ma shumë ransi ka nji lot që përshkoi faqen tem e tek kur shkoj n’mjekerr, piku.
Baba s’asht ma, ka vdek veç dy ditë mas veshjes së asaj pallto, e pati ble për bajram, rrallë blente tesha, s’asht edhe se s’kishte munsi me ble, po ma shumë i pëlqenin rrobat e vjetra, i pëlqente puna, pune hamalli bante.
Kur vdiq baba, unë kisha moshën e djalit tem, e djali jem ka dy vjet e këter muj.
Me u rrit pa babë asht goxha ran’, ama jo aq sa me kan vet babë.
M’ka hi i frikë, s’kam me dijte me kan babë, shumë çka kam përjetu, e shumë çka s’kam përjetu.
Unë e njoh veç mungesën, e djalit tem kisha dasht me ia msu prezencën.
E qysh me i msu at’ që s’përjetova kurrë.
Mungon nji hallke n’zinxhir, pallton që veshi djali jem, unë s’e vesha kurrë./ KultPlus.com