21 Qershor, 2021 - 11:15 am
Dukesha e Sussexit e ka pranuar se djali i saj 2-vjeçar, Archie, tashmë e gëzon një dashuri të pangopur për librat.
39-vjeçarja Markle së fundmi ka treguar se djali i saj dhe princit Harry, është adhurues i madh i librit të saj të ri me fotografi, “The Bench”, i cili është inspiruar nga raporti i veçantë i bashkëshortit të saj me të birin.
“E dija që djali ynë do t’i vërente të gjitha këto elemente, dhe ai e adhuron librin tim. Kjo është një gjë e mirë sepse ai e gëzon një dashuri të pangopur për librat, dhe kërkon vazhdimisht që t’i lexojmë diçka. Por, tani fakti që ai e dashuron librin ‘The Bench’ dhe në mund t’i themi se mami e ka shkruar atë për ty, është një ndjenjë e jashtëzakonshme”, ka deklaruar Markle.
Dukesha e cila jeton në Kalifroni me familjen e saj katër anëtarshe, po ashtu tregoi se në libër përfshihen edhe disa detaje personale.
“Mendoj se brenda në libër mund të gjesh momente të vogla dhe të ëmbla të cilat qëllimisht i kemi fshehur. Për shembull lloji i lules sime të preferuar, lulja më e dashur e nënës së bashkëshortit tim, dhe gjëra të këtilla. Me këtë veprim donim të siguroheshin që libri të ishte personal për ne, dhe t’iu them të drejtën ky projekt është krijuar me shumë detaje të veçanta dhe shumë dashuri”.
Ish-aktorja e serialit “Suits” e cila tashmë e ka edhe një vajzë dy muajshe të quajtur, Lilibet Diana, para ca kohësh ia kishte dhuruar princit Harry një stol për “Ditën e Baballarëve”, dhe së fundmi e pranoi se ishte inspiruar të shkruar poezi duke e shikuar bashkëshortin e saj 36-vjeçar teksa kalonte kohë dhe luante me djalin e tyre, Archie.
“Si shumica prej neve, edhe unë isha në dilemë çfarë t’i bëja atij si dhuratë. Pastaj mendova se dëshiroja t’i dhuroja diçka sentimentale dhe një vend ku ai mund të krijojë kujtime me djalin tonë. Veçanërisht gjatë këtij vitit të fundit, mendoj se shumica prej neve e kemi vënë re se sa shumë gjëra ndodhin në qetësi. Dhe ishin momentet e tilla, teksa i shikoja të dy nga dritarja duke luajtur apo Harry duke e vënë Archien në gjumë, këto eksperienca të jetuara janë gjërat që më kanë inspiruar të shkruaj poezi”, ka përfunduar Meghan.
Si përfundim, Dukesha e Sussexit e konsideron librin e saj të ri për fëmijë, një tregim dashurie. / KultPlus.com