18 Dhjetor, 2023 - 12:30 pm
Projekti ‘Memorie dhe Traumë: Kujtesa e luftës 1998-99 në letërsinë shqipe në Kosovë’ nga Blerina Rogova-Gaxha, do të promovohet më date 20 dhjetor, në ora 11:00 në Bibliotekën Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, përcjell KultPlus.
Në këtë ngjarje krejtësisht të veçantë, do të promovohet libri, do të hapet ekspozita ‘Rojtarë të Memories’ dhe do të prezantohet ese filmike ‘Bijë lufte’.
Libri ‘Memorie dhe Traumë: Kujtesa e luftës 1998-99 në letërsinë shqipe në Kosovë’ – është studim letrar-interdisiplinar që e trajton reprezentimin e luftës në letërsinë aktuale në Kosovë. Është vepra e parë e kësaj natyre, e cila dokumenton ruajtjen e memories kolektive të luftës nëpërmjet letërsisë.
Ekspozita ‘Rojtarë të Memories’ – shfaq Poezi dhe Prozë nga shkrimtarë që zgjodhën artin e fjalës për t’u bërë rojtarë të memories së luftës.
Eseja filmike ‘Bijë lufte’ – trajton qenien e traumatizuar në shoqërinë e pasluftës.
Projekti ‘Memorie dhe Traumë: Kujtesa e luftës 1998-99 në letërsinë shqipe në Kosovë’ është përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, në thirrjen për projektet në Art dhe Trashëgimi Kulturore 2023. / KultPlus.com