28 Tetor, 2024 - 8:18 pm
Ministria e Kulturës ka dhuruar libra për mbi 30 biblioteka të Kosovës, Preshevës, Ulqinit dhe Manastirit.
Ky donacion përfshinë 604 botime, që tash e tutje do të jenë në shërbim të lexuesve.
“Dhurimi i këtyre titujve nga Ministria e Kulturës, nuk nënkupton vetëm pasurimin e denjë të koleksioneve, por edhe investim në lexueshmëri, e në llojllojshmëri të ofertës që institucionet tona kulturore i dhurojnë lexuesit.
Buxheti për librin ishte 150 mijë euro. Gjatë këtij mandati, çdo vit nga një milionë për autorin, botime, përkthime, nxitje të lexueshmërisë”, thuhet në njoftimin e MKRS./ KultPlus.com