28 Gusht, 2017 - 3:35 pm
Mirela Kumbaro-ministre e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, u takua sot me pesë fituesit e Fondit për Krijimtarinë Letrare për të Rinj, shkruan KultPlus.
Saimir Muzhaka, Manjola Nasi, Eris Rusi, Elona Çuliq dhe Belfjore Qose janë pesë fituesit e sivjetmë të këtij fondi, ku në këtë takim Kumbaro, premtoi se ministria të cilën ajo udhëheq do të vazhdoi edhe më tutje ta mbështes këtë program, bashkë me të tjera programe të dedikuara për lexim.
“Çfare kenaqesie sot qe u njoha me 5 fituesit e Fondit per Krijimtarine Letrare per te Rinj, Manjola Nasi, Saimir Muzhaka, Belfjore Qose, Eris Rusi, Elona Çuliq. Autore te poezise, prozes se shkurter e prozes se gjate, qe japin shprese e besim se Letersia shqipe e ka rrugen e gjate. Ky eshte nje program qe Ministria e Kulturës do te vijoje ta mbeshtese ne vitet ne vazhdim bashke me te tjera programe te dedikuara per Leximin. Urime dhe pune te mbare autoreve! Pershendetje Lexuesve qe se shpejti do te kene ne dore 5 libra te rinj e me vlere! Takohemi për një LIBËR”, ka shkruar në rrjetin social Facebook Mirela Kumbaro./ KultPlus.com