4 Korrik, 2020 - 6:00 pm
Diplomati, misionari dhe shkrimtari Charles Telforf Erickson, lindi në vitin 1867 në Ilinois, shkruan KultPlus.
Ai më vonë do t’i kalojë plot 30 vjet në Shqipëri, ku do të bëhet Drejtor i Bordit Amerikan të Misioneve të Huaja në Tiranë dhe Elbasan.
Në vitin 1931 ai dekorohet me titullin “Kalorës i Medaljes së Artë të Skënderbeut” nga Mbreti Zog.
Erickson shkruan vazhdimisht letra dhe artikuj për Shqipërinë të cilat ia drejton Departamentit të Shtetit dhe Presidentëve të SHBA-ve, ndërsa ka lënë edhe disa vepra të pabotuara si:
Mbretëria e Vogël, po më tej?
Njeriu i vogël dhe kozmosi
Unë protestoj e
Përse Shqipëria duhet të vendoset nën një mandat amerikan?
Ky mik i shqiptarëve njihet edhe për këtë thënie të cilën po e japim më poshtë:
“Nuk ka popull më shpirtmirë e më të sjellshëm (gjentil) në Evropë se shqiptarët. Ata, përbëjnë një element të fuqishëm burrërie. Janë besnikë ndaj atdheut dhe japin jetën për fjalën e dhënë”. /KultPlus.com