7 Prill, 2021 - 12:40 pm
Muzeu Historik Kombëtar ka botuar përmbledhjen dygjuhëshe shqip dhe anglisht me kumtesat e Konferencës Shkencore “Miss Mary Edith Durham dhe shqiptarët”.
Studiuesit me kumtesat e tyre sollën fakte nga jeta dhe vepra e Miss Mary Edith Durhamit. Ndër kumtesat mund të veçojmë ato nga:
Dorian Koçi, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar: “Antropologji dhe udhëtime: Shqipëria e Edith Durhamit”;
Bardhosh Gaçe: “Miss Durhami dhe A. Herberti në mbështetje të Qeverisë së Ismail Qemalit”.
Gjithashtu një trajtim shumë interesant është edhe ai i sjell nga Elizabeth Gowing: “Sandalet që u larguan: artefakte të mbledhura nga Edith Durham në muzetë e Mbretërisë së Bashkuar”.
Gjithashtu, Abaz Hado në kumtesën e tij sjell temën: “Fryma romantike dhe sinqeriteti në vizatimet dhe skicat e Edith Durham”.
Tatjana Haxhimihali: “Miss Mery Edith Durham në korrespondencën e saj me Mr. Joseph Swire (1928 – 1929/31)”;
Shpend Bengu: “Komunikimi pamor ndër shqiptarë, në dëshmitë e Edith Durham”;
Robert Wilton: “Bizanti në Londër – Mary Edith Durham dhe marrëdhëniet britanike me Shqipërinë”;
Frederik Stamati: “Dy çentro nga Edith Durham”;
Rovena Vata: “Tradita shqiptare në syrin e Edith Durhamit gjatë udhëpërshkrimeve nëpër Shqipëri”;
Bernard Zotaj: “Edith Durham për luftëtarët shqiptarë”;
Andrea Llukani: “Kristianizmi dhe uniatizmi i shpatarakëve, sipas Edith Durhamit”;
Paulin Pushimaj: “Drishti, nga vizita e M. E. Durham në ditët e sotme”;
Qerim Vrioni: “Një velë në Bunë. Mbi një foto të Edith Durham”. / DiasporaShqiptare / GazetaMetro / KultPlus.com