Moby- Dick, kryevepër e letërsisë amerikane

6 Janar, 2025 - 7:03 pm

Moby-Dick është një nga kryeveprat e letërsisë amerikane dhe botërore. Shumica e kritikëve pranon se romani shkruar nga Herman Melville qëndron në të njëjtin nivel krijues si tragjeditë e lashta greke dhe të Shekspirit. Libri qarkulloi në fillim në Angli më 18 tetor, 1851 dhe një muaj më vonë (14 nëntor 1851) në SHBA. Moby Dick është një aventurë detare mbushur me simbolizëm dhe metaforë. Me rrëfyes detarin Ismael, ndjekim udhëtimin e një kapiteni të sprovuar të quajtur Ashabi, që i ka vënë qëllim jete të gjej dhe vrasë një balenë monstruoze të bardhë të quajtur Moby Dick, në një duel në det. Melville, i cili kishte punuar vite si detar, fokusohet në një “njeri i cili nuk ka frikë nga Perëndia, që i ngjan Perëndisë, është një person i mrekullueshëm, pra kapiteni Ashabi”.

Romani përshkruan përplasjen epike të Ashabi dhe Moby Dick, e cila është, pra, një përplasje ndërmjet forcave të natyrës dhe njeriut. “Moby Dick” nuk është vetëm një aventurë emocionuese detare, por një ese filozofike mbi natyrën e të mirës dhe të keqes, për njeriun dhe fatin e tij. Për më tepër, është një roman enciklopedik, i cili i jep lexuesit një pasuri të informacionit në lidhje me jetën në det dhe gjuetinë e balenave. Libri i Melville u botua në një kohë kur Shtetet e Bashkuara ishin në një fazë shndërrimi, nga një konfederatë kolonish në një shtet me ambicie ekspansioniste (luftërat kundër meksikanëve dhe indianëve, zgjerim në Perëndim), por edhe në prag të luftës civile, me dallimet e mëdha shoqërore midis Veriut dhe Jugut. Megjithatë, ishte gjithashtu një periudhë mjaft kreative për letërsinë amerikane.

Në vitin 1850 Nathaniel Hawthorne botoi kryevepra e tij, romanin “Scarlet Letter”, një studim i plotë mbi të mirën dhe të keqen, gjë që ndikoi ndjeshëm tek fqinji dhe miku i tij Melville në shkrimin e Moby Dick. Në 1852 Harriet Beecher Stowe botoi romanin e saj “Kasollja e Xha Tomit”, një nga librat më të shitur në SHBA. Megjithatë, romani i Melville kaloi pa u vënë re, me shumë kritika negative. Duhet të arrinim në dekadën e dytë të shekullit të 20-të që të njihej nga modernistët rëndësia e Moby Dick dhe Amerika, të zbulojë një shkrimtar të madh. Moby Dick është transferuar vazhdimisht në kinema, teatër dhe televizion. /Hejza/ KultPlus.com

Të ngjajshme