Monografia për Bekim Fehmiun e autorit Fahri Musliu nesër promovohet në Shkup

3 Tetor, 2018 - 11:13 am

Nesër, më 4 tetor në Qendrën Informative Kulturore në Shkup do të bëhet promovimi i monografisë “Bekim Fehmiu – Odiseu i Kosovës” nga autori Fahri Musliu.

Në promovimin që do të fillojë në orën 14:00, në panel do të marrin pjesë autori Fahri Musliu dhe profesori i Universitetit të Tetovës Qani Nuhiu.

Autori i librit, publicisti dhe gazetari Musliu, për një kohë të gjatë ka raportuar nga Beogradi për mediat ndërkombëtare dhe ato në gjuhën shqipe./KultPlus.com

Të ngjajshme